Policia e konfirmon vjedhjen e arkës në AUV

13:17 | 22 Tetor 2020

Nuk ndalen vjedhjet në shtet: Policia e konfirmon vjedhjen e arkës në AUV.

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se mëngjesine sotëm është raportuar për vjedhje në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Fushë Kosovë, raporton Express

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Express se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovfë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Komento: