Policia e Kosovës del me një njoftim të rëndësishëm

21:44 | 12 Shtator 2022

Kosovën nesër do ta vizitojë një figurë e rëndësishme.

Nesër në Kosovë do të vijë për vizitë zyrtare presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.

Lidhur me këtë vizitë, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim.

PK thotë se Novak në Kosovë do të qëndrojë më 13 dhe 14 shtator dhe përgjatë kësaj vizite ata do të kujdesen për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në komunikatë.

Komento: