Policia e suspendon kapitenin Riza Murati që dyshohet se rrahu gruan

12:33 | 25 Prill 2024
policia-e-suspendon-kapitenin-riza-murati-qe-dyshohet-se-rrahu-gruan

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është suspenduar kapiteni policor, Riza Muratit që dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”, të kryer ndaj bashkëshortes së tij.

Pas më gati një jave, Policia e Kosovës është përgjigjur në pyetjet e gazetës Nacionale lidhur me rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e kapitetin Murati.

Policia ka thënë se çdo rekomandim i IPK-së, zbatohet nga Policia e Kosovës, duke nënkuptuar se Murati është suspenduar.

“Për çështjen që keni pyetur, ua sqarojmë që kur një i punësuar në PK, dyshohet të ketë kryer vepër penale, rasti trajtohet nga një institucion jashtë PK-së. Pastaj çdo gjë që lidhet me një rast konkret që trajtohet nga IPK edhe njoftimet lidhur me rastin lëshohen nga IPK. Po ashtu, është procedurë që nuk ndryshon, që çdo rekomandim i IPK, zbatohet nga PK-ja, pra nuk ka bërë përjashtim as rasti për të cilin jeni interesuar.” – thuhet në përgjigjen e policisë.

Javën e kaluar, bashkëshortja e Riza Muratit, zonja L. Murati, i tregoi Nacionales për dhunën që dyshohet që e kreu kapiteni i Policisë së Kosovës ndaj saj. Në rrëfimin e vet, zonja L. e sqaroi prejardhjen e dhunës dhe arsyen se pse e lajmëroi në polici bashkëshortin e saj, që është zyrtar i lartë policor.

“Më ka rrahë para fëmijëve”, “më ka kërcënu me vrasje dhe zhdukje të gjurmeve”, “e kam lanë punën, e kam ikë nga Kosova” – ishin disa prej thekseve kryesore të rrëfimit të zonjës L. për dhunën që dyshohet se e kreu bashkëshorti i saj.

Komento: