Policia e Kosovës në vazhdën e hetimeve ka gjetur sot thaës me rerë në një shtëpi në Zveçan.
Rastin për Front Online e konfirmoi Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut.
“Sot rreth orës 14.00 policia në vazhden e hetimeve te rastit të djeshëm ka ndërhyr edhe tek një shtëpi private ku ka has në thas të tjerë me rërë e që besohet të kishin qenë aty që nga koha e barrikadave në vitin 2022”, tha ai.
Elshani theksoi se pronari i shtëpisë ishte i njëjti pronar ku dje u konfiskuan lojëra të fatit.
“Hyrjen në atë shtëpi e kemi bërë në prezence të pronarit të shtëpis i cili njëherësh është edhe pronar i shtëpis ku dje i kemi konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit.Pronari momentalisht është duke u intervistuar”, tha Elshani./FrontOnline/