Policia gjobiti afro 1 mijë e 800 qytetarë për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

12:12 | 20 Tetor 2020

Afro 1 mijë e 800 qytetarë u gjobitën nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.

Pasi në javën e fundit është shënuar rritje e rasteve me COVID-19, në Kosovë, është rritur edhe numri i gjobave ndaj qytetarëve për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë.

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 178 gjoba për mosrespektim të ligjit anti- COVID.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi. E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Komento: