Policia i shkatërroi 372 armë të gjata dhe 621 të shkurta

15:00 | 12 Shtator 2024
policia-i-shkaterroi-372-arme-te-gjata-dhe-621-te-shkurta

993 armë ilegale janë shkatërruar sot nga Policia e Kosovës.

Këto armë ishin konfiskuar në aksione të ndryshme policore.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka dhënë detaje.

Në njoftimin e autoriteteve të rendit, se me vendim të gjykatës është lejuar shkatërrimi i 372 armëve të gjata dhe 621 të shkurta.

Thuhet se në baza vjetore, Policia e Kosovës konfiskon mesatarisht rreth 1 mijë e 500 armë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë numër relativisht të madh të municionit të kalibrave të ndryshëm si dhe mjeteve të ndryshme plasëse, duke përfshirë edhe eksplozivet artizanalë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, përfshirë armët ilegale, njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që të dorëzohen dhe të largohen armët ilegale nga duart e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

“Në këtë ceremoni të shkatërrimit të armëve morën pjesë personalitete të larta nga Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, UNDP-ja dhe zyra e BE-së, të cilët dërguan mesazhet e tyre te mediat dhe opinioni i gjerë, se duke shkatërruar dhe larguar këto armë nga qarkullimi, po kontribuojmë në krijimin e një mjedisi të sigurt që promovon sigurinë, shpëton jetë njerëzish si dhe parandalon e shmang tragjedi të mundshme”.

Komento: