Për shkak të grumbullimit të numrit të madh të njerëzve, Mozzikut sot iu ndalua aktiviteti që nisi qysh në mëngjes.
Ai do të vizitonte vendet e Kosovës, për t’ua dhuruar fansave falas albumin e ri, shkruan ORAinfo.
Reperi i njohur vizitoi Mitrovicën, Pejën e Deҫanin, por u ndalua rrugës për në Gjakovë.
E për shkak se nuk mundi të vazhdojë më tutje këtë aktivitet, Mozziku u kërkoi falje fansave të tij.
Konkretisht, kërkim falja e tij shkoi për qytetin e Prizrenit, të cilin poashtu nuk arriti ta vizitoi sot.
Ndryshe, Mozziku ka shprehur revoltën e tij ndaj mediave të vendit të cilat raportuan për grumbullimin e njerëzve në këtë kohë pandemie./ORAinfo/