Policia identifikon disa raste të posedimit të narkotikëve për 24 orë

09:09 | 13 Dhjetor 2023
policia-identifikon-disa-raste-te-posedimit-te-narkotikeve-per-24-ore

Policia e Kosovës ka raportuar për disa rasteve të posedimit të narkotikëve në qytetet të ndryshme të Kosovës.

Në një rast në Prishtinë, është shoqëruar në polici një person pasi u kap me marihuanë, një thikë dhe një sprej.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë / 12.12.2023 – 00:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 0.4 gram substancë narkotike të llojit Kokainë, 2.8 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë, një thikë dhe një sprej. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Edhe në Mazgit të Obiliqit u arrestua një person pasi në banesën e tij u gjetën 4 gram marihuanë.

“Fsh. Mazgit-Obiliq 12.12.2023-20:50. Gjatë kontrollit në një objekt banimi/ lokal është gjetur dhe konfiskuar një qese  najloni në të cilën kishte substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 4 gram si dhe është konfiskuar një telefon. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Mitrovicë, u arrestua një person poashtu për posedim të narkotikëve.

“Rr. Pjetër Budi, Mitrovicë / 14.11.2023 – 15:30. Lidhur me rastin, është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: