Policia jep detaje pasi Mitrovica kaloi në zonën e kuqe

20:18 | 20 Nëntor 2020

Mitrovica kalon në zonën e kuqe, policia jep detaje.

Komuna e Mitrovicës ka kaluar nga zona e verdhë në zonën e kuqe për shkak të numrit të madh të rasteve pozitive me Covid-19.

Kjo komunë ka 351 raste pozitive, 14 persona të hospitalizuar derisa 865 të tjerë e kanë mundur virusin.

Ahmet Xhosha, komandant në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka treguar se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të siguruar respektimin e masave anti-Covid.

“Policia shumë shpejt i ka marrë masat e duhura dhe është organizuar tani në fazë tjetër dhe kemi vendosur në të gjitha hyrje-daljet e qytetit pika statike. Gjithashtu edhe në brendi të qytetit policia po këshillon qytetarët që nga sonte ka filluar ora policore”, tha ai.

Ai thotë se qytetarët po respektojnë rekomandimet e dhëna.

Komento: