Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë, ku kamioni goditi për vdekje një grua

09:03 | 02 Shkurt 2024
policia-jep-detaje-per-aksidentin-ne-fushe-kosove,-ku-kamioni-goditi-per-vdekje-nje-grua

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku një grua është goditur për vdekje nga një kamion.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se shoferi i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET-Fushë Kosovë 01.02.2024 – 10:00. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një kamion. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Komento: