Policia jep detaje për vrasjen në Pejë: Është arrestuar i dyshuari

09:33 | 16 Prill 2024
policia-jep-detaje-per-vrasjen-ne-peje:-eshte-arrestuar-i-dyshuari

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës.

Dyshohet se burri e ka vrarë gruan e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova tha për Front Online se rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, rreth orës 08:15.

Rugova bëri të ditur se i dyshuari për aktin tashmë është arrestuar.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha ai për Front Online.

Komento: