Policia jep detaje të reja për vrasjen e 48-vjeçarit në Kaçanik

10:54 | 25 Janar 2023

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e një 48-vjeçari në Kaçanik.

Policia ka dhënë detaje shtesë në lidhje më këtë rast, duke thënë se në një veturë me targa vendore është gjetur pa shenja jete viktima, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Ata kanë thënë se është konstatuar se vetura në të cilën është gjetur viktima në anën e majtë ishte goditur me breshëri predhash nga arma e zjarrit e po ashtu edhe viktima i cili ka qenë në ulësen e vozitësit ishte i goditur nga predhat e armës.

Sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Kaçanik 24.01.2023 – 00:50. Është raportuar se në një veturë me targa vendore është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit është konstatuar se vetura në të cilën është gjetur viktima në anën e majtë ishte goditur me breshëri predhash nga arma e zjarrit e po ashtu edhe viktima i cili ka qenë në ulësen e vozitësit ishte i goditur nga predhat e armës. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Kujtojmë se, një 48-vjeçar është vrarë me armë zjarri të hënën mbrëma në Kaçanik. Viktima është gjetur pa shenja jete në një veturë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër.

Sipas policisë ai është qëlluar me breshëri plumbash nga persona deri me tani të panjohur.

“Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka , ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Komento: