Policia me detaje të reja për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

08:58 | 21 Tetor 2023
policia-me-detaje-te-reja-per-plagosjen-e-mbremshme-ne-prishtine


Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Sipas Policisë, tre viktima meshkuj  kosovarë -të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë.

Njoftimi i plotë:

VRASJE  E RËNDË NË TENTATIVË

Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.10.2023-18:44.  Tre viktima meshkuj  kosovarë -të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, në  lidhje me rastin  janë intervistuar pesë dëshmitar, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore.

 

Komento: