Policia publikon detaje të reja rreth vrasjes se 30-vjeçarit në Ferizaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Policia publikon detaje të reja rreth vrasjes se 30-vjeçarit në Ferizaj

09:58 | 29 Maj 2022

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka dhënë detaje për vrasjen me armë zjarri të 30-vjeçarit Gazmend Hyseni, ku i dyshuari kryesor është Qëndrim Januzi, i cili në vendngjarje ka mbetur i plagosur.

Policia thekson se i dyshuari Qëndrim Januzi është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili në ato momente ishte me rroba civile.

“I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raport.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të Prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj. Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri, pistoleta dhe shtatë gëzhoja”, thuhej në njoftim.

Komento: