Policia sekuestron dy armë, një në Mitrovicë e tjetrën në Vushtrri

11:16 | 14 Tetor 2023
policia-sekuestron-dy-arme,-nje-ne-mitrovice-e-tjetren-ne-vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka sekuestruar dy armë.

Njëri rast në Mitrovicë të Jugut e tjetri në Vushtrri.

Në rastin e parë në Vushtrri, gjatë kontrollit në çantën e krahut te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë  pistoletë me (7) shtatë fishek dhe dy thika.

Ndërsa në  rastin e dytë  në Mitrovicë, gjate kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me (17) shtatëmbëdhjetë  fishek.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në dy raste të ndryshme sekuestrohen  dy armë

Mitrovicë, 14 tetor 2023

Në dy raste të ndara, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut  dhe në  Vushtrri, në kanë sekuestruar dy armë.

Në rastin e parë në Vushtrri, gjatë kontrollit në çantën e krahut te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë  pistoletë me (7) shtatë fishek dhe dy thika.

Ndërsa në  rastin e dytë  në Mitrovicë, gjate kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me (17) shtatëmbëdhjetë  fishek.

Dy armët e sekuestruara  do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave te intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj dy të dyshuarve janë  iniciuar raste për veprën  penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ .

Komento: