Policia tregon për rastin e babait që e theri vajzën e vet në Deçan

10:15 | 27 Mars 2022

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për rastin e rëndë që ndodhi në Deçan.

Një prind ka therë me thikë vajzën e tij në Deçan.

Rasti ka ndodhë për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre, njofton policia.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa prindi është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Thika është konfiskuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË FAMILJARE /Deçan 25.03.2022-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me vajzën e tij viktimën femër kosovare e ka sulmuar me një thikë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Mjeti i dyshuar –thika është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Komento: