Popullizimi, qeverisje fund pa krye

15:50 | 23 July 2019

Në botën perëndimorë dhe demokratike veprimet populliste nga spektri politik janë tejkaluar në periudhat e mëhershme të funksionimit dhe zhvillimit të këtyre shteteve.

Popullizimi si koncept është definuar në forma të ndryshme por është përdor si instrument nga politikanët për ta ngacmuar emocionalisht popullin për tema të ndjeshme.

Prandaj si rrjedhojë termi populizem lidhet fillimisht me gjendje dhe emocione te caktuara; populistët janë të “irrituar”, kurse votuesit e tyre të “indinjuar” për situatën që mund të ndodhet vendi. Pra, ky është një ilustrim ku popullizmi funksionon në popull.

Rëndom popullistet pretendojnë se ata dhe vetëm ata janë përfaqësues të popullit dhe në Kosovë viteve të fundit kemi pare dy pole që përdorin populizimin si instrument për arritjen e qëllimeve të veta duke ua dhënë të drejtën vetës se ata kanë të drejtë ekskluzive për të folur dhe vepruar në emër të popullit.

Lëvizja Vetëvendosje si parti opozitare me mjeshtëri ka përdor elementet populliste për të qëndruar në skenë, sidomos kur dihet se nuk qëndron mire me struktura, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga pozicioni i pushtetit ka bërë përpjekje ta përdor popullizmin si instrument në disa vendime që emocioanlisht mund ta prekin popullin.

Jo domosdoshmërisht veprimet populiste i shërbejnë popullit, madje ato mund të jenë edhe të kundër efektshme siç jemi dëshmitar secili nga ne në vendimet e fundit të qeverisë Haradinaj ku shumë nga vendimet populiste të tij i kanë shkaktuar dëm të madh vendit.

Vendosja e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës Hercegovinës ishte vendim i duhur sa për ta përcjell një mesazh se Kosova funksionon si shtet, mirëpo ajo u shëndrua në një kauzë populliste nga Ramush Haradinaj duke mos e hequr atë pavarësisht se kërkesat e miqve ndërkombëtar ishin për ta hequr taksen.

Për më tepër Haradinaj pati deklaruar edhe vetë se taksa përveç tjerash po e mban edhe për arsyeje elektorale, po ia ku ndodhemi sot në një situate kur taksa është fuqi, kryeministri në dorëheqje derisa në anën tjetër mallrat serbe futen në Kosovë dhe kemi ftohje të marrëdhënieve me faktorin ndërkombëtar.

Kryeministri në dorëheqje kohë pas kohe ka pasur një sërë vendimesh populliste por vendimi për taksen dhe pastaj manipulimi me te ishin rasti tipik pupilist nga ana e kryeministrit.

Haradinaj krejtësisht për arsyeje populliste e ka përdor edhe ftesen për intervistim nga Gjykata Speciale, ndonëse fillimisht opinioni e mirëkuptoj si një gjestë burrëror por me të kaluar orët qartësohej edhe arsyeja reale e dorëheqjes së tij që në fakt nuk ishte shkaku Gjykata Speciale.

Arsyeja kryesore e dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit ishte se ai nuk po mund ta kontrollonte situatën duke kaluar nga skandali ne skandal për të cilat skandale nuk e kishte as mbështetjen dhe as mbrojtjen e partnerëve të koalicionit, ndërsa Gjykata Speciale ishte preteksti edhe politik por edhe popullsitë i Haradinajt per të dhënë dorëheqje ndërsa shkaku ishte dikush tjetër.

Në periudha afatgjata popullizmi shihet si kërcënim për funksionimin normal të vendit, sepse shpesh herë politikat populliste mund ta ndryshojnë rrugën duke na dërguar në fund pa krye.

Komento: