Portieri gjerman kërkon pagë marramendëse nga Barcelona

00:12 | 04 Prill 2020

Portieri gjerman ka kërkuar pagë marramendëse nga Barcelona.

Marc Andre ter Stegen dhe Barcelona janë në bisedime për rinovimin e kontratës.

Barcelona ka si pikë primare rinovimin me portierin gjerman, Ter Stegen, i cili së fundmi ka dëshmuar vetën si një nga portierët më të mirë në botë.

Por, raportime nga Spanja bëjnë të ditur se dy palët janë akoma larg një marrëveshje të mundshme. Arsyet duket se janë mësuar.

‘Sport’ shkruan se Ter Stegen dëshiron një pagë prej 10 milionë eurove për vit.

Duket se kjo pagë po has në vështirësi për t’u ekzekutuar nga Barcelona, përkundër rëndësisë së portierit.

Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë të gjejnë një pajtueshmëri për rinovimin e kontratës.

Komento: