Portieri i Man Cityt ndëshkohet me karton të kuq, kjo ishte ndërhyrja e ashpër që bëri

22:34 | 27 Dhjetor 2019

Pas një ndëhyrje të ashpër, është ndëshkuar me karton të kuq portieri i Man Cityt.

Portieri i Manchester City është ndëshkuar me karton të kuq sonte në minutën e 12 të ndeshjes duke u përjashtuar kështu nga loja.

Ederson bëri një ndërhyrje tepër të ashpër kundër Diego Jotas, e cila e la skuadrën e Manchester City pa një lojtarë në fushë.

Ëolves doli shpejt me një kundërsulm kundër City por Ederson doli nga porta për ta penguar Jotan që të shënoi për vendasit.

Mirëpo, ndërhyrja e tij ishte tepër e ashpër dhe portieri i Manchester City u përjashtua me të kuq.

Sa ndeshje do të jetë jashtë ai, mbetet të shihet, por deri në rikthimin e tij portën do ta ruajë Claudio Bravo, portieri i dytë i Manchester City.

Komento: