Portugali – Francë, rezultat i papritur në pjesën e parë

21:59 | 23 Qershor 2021

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të madh mes Portugalisë dhe Francës.

Dy skuadrat janë duke zhvilluar lojë mjaftë ofensivë, me rezultatin momental që është 1 – 1.

Ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo që realizoi nga pika e bardhë (31′)
Lloris bëri një ndërhyrje të rrezikshme te Danilo, andaj arbitri akordoi penallti, që e konkretizoi CR7.

Ky gol është i rëndësishëm për Ronaldon, ngase tani është bërë golashënuesi i vetëm në histori që shënon 20 gola kombinuar në Kampionate Evropiane dhe Kupë të Botës.

Franca kishte një rast të mirë me anë të Kylian Mbappe, por goditja u ndal nga Rui Patricio.

Derisa, pritej përfundimi i pjesës së parë, Mbappe u faullua në sulm dhe pas rishikimit të VAR-it, arbitri akordoi sërish penallti që e realizoi në gol, sulmuesi Karim Benzema (45+2)
Rezultati i pjesës së parë: Portugali 1 – 1 Francë.

Komento: