Postimi prekës i Arta Bajramit për babain e ndjerë

13:27 | 19 Tetor 2019

Arta Bajrami e kujton me mall babain e saj të ndjerë.

Këngëtarja e mirënjohur, Arta Bajrami para dy vjetësh humbi personin më të vlefshëm në jetë, babain e saj.

Arta sot përmes një fotografie të publikuar në Facebook ka kujtuar kohën kur në koncertet e saj jashtë Kosovës, ajo është njohur më shumë nga emri i babait të saj.

Këtë kohë 39 vjeçarja e ka kujtuar me shumë mall, shkruan rtv21.tv

“Gjatë koncerteve te mia kudo ne trojet shqiptare por në diaspor në veqanti ka pas rast që kam takuar njerëz gjatë udhëtimit, ose në prapaskenë që kan ardh të më përshëndesin dhe un e kam shprehi që të prezentohem si jeni Arta, dhe ajo që më ka bërë përshtypje komenti i tyre ah Qika E Zenës. E un sa krenohesha e u nijsha mir thojsha o zot po sa njeriu të njeh ty o babi, ( edhe pse ai kurr se ka shprehur) mezi prisja të kthehesha nga udhëtimi e ti tregoja kush e kush i ka bërë të fala e shpesh edhe dhurata i kam dërguar nga shokët e tij ne mërgat e kudo. Sot 2 vite pa babin tim , loqkën tem ah babi sa shum më mungon, por ti je me mu gjithmonë në mendjen e zemrën time pusho i qetë në parajsë”, ka shkruar Arta në Facebook.

Në fund të postimit, Arta për miqtë e saj ka publikuar edhe një këngë të babit të saj, Zejnullah Bajramit, i cili ishte rapsodi i njohur i këngëve popullore.

Komento: