Pothuajse punë e kryer: Cavani rikthehet në Serie A

12:50 | 14 Korrik 2021

Marrëveshja është arritur: Edinson Cavani rikthehet në Serie A.

Edinson Cavani rikthehet në Serie A!

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani është shumë pranë rikthimit në Itali.

Edhe pse 34-vjeç, Cavani ka impresionuar me paraqitjet e tij te United duke realizuar 17 gola në 39 ndeshje të luajtura.

Uruguaiani ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në vitin 2022, mirëpo nuk bën pjesë në planet e Solskjaer pas transferimit të Jadon Sanchos.

Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, raporton se Roma ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin e Cavanit.

Giallorosët do të paguajnë 10 milionë euro për kartonin e Cavanit dhe uruguaiani do të jetë përforcimi i parë për Mourinhon për vijën e sulmit.

Komento: