Pothuajse punë e kryer: Ronaldo në Manchester United

11:38 | 24 Prill 2021

Ribashkimi i Ronaldos me Unitedin më afër se kurrë.

Manchester United thuhet se është i etur për të ri-nënshkruar me Cristiano Ronaldon, i cili fitoi tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve me Djajtë e Kuq mes viteve 2003 dhe 2009.

Sipas Gazzetta dello Sport, United ka kontaktuar me agjentin e portugezit, Jorge Mendes për një rikthim në Old Trafford.

Superylli i Juventusit lidhet me një largim nga Torino, aty ku kaloi në vitin 2018, derisa lidhet me një kalim te klubet si,United, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Ronaldo, i cili shënoi 118 gola në 292 paraqitje për United, do të duhej të ulte pagën në mënyrë që të bënte një ribashkim me skuadrën ku edhe bëri bujë.

Por, 36-vjeçari thuhet se është i joshur edhe nga PSG, mirëpo Kylian Mbappe duhet fillimisht të kompletojë kalimin te Real Madridi.

Komento: