
Rey Manaj, më sa duket do të jetë lojtar i Barcelonës.
Nga Albacete te Barcelona, Gianluca Di Marzio raporton se Rey Manaj është gati të transferohet te Blaugrana në një transferim të prerë ku ai do të bashkohet me skuadrën B të klubit, përcjell ORAinfo.

Vetëm deklarata zyrtare mungon për ish-lojtarin e Interit dhe Pescara-s.
Transferimi pason rikthimin e lehtë të Manajt për tu formuar më shumë këtë sezon pasi ai ka shënuar 2 gola në 9 paraqitje për Albacete./ORAinfo/