Prangoset 62 vjeçari pasi vodhi para nga një furgon në Podujevë

21:32 | 30 Mars 2023

Arrestohet 62 vjeçari pasi vodhi para nga një furgon në Podujevë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë, i dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari B.S., dyshohet se ka vjedhur një sasi të parave nga një furgon i parkuar në rrugën “Nuhi Gashi”.

“Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes.” thuhet në njoftim.

“Ka qenë puna operative e hetimore e zyrtarëve policor, ajo që ( vetëm disa minuta pas raportimit të rastit), ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një shume të parave” thuhet në njoftim.

Komento: