Prangoset këngëtarja Elsa Lila, zbulohet arsyeja

11:12 | 16 Mars 2022

Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, zbulohet arsyeja.

Abcnews, mëson se është arrestuar këngëtarja shqiptare Elsa Lila. Ajo është kapur nga policia e Romës si pjesë e një grupi që trafikonte drogë.

Bëhet e ditur se grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Përveç këngëtares shqiptare janë të arrestuar edhe disa boksierë shqiptarë.

Gjithsej në këtë operacion janë arrestuar 13 persona. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Emri i këtij të fundit dali edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza.

Komento: