
Arrestohen një burrë dhe një grua, lejuan bashkëjetesën e fëmijëve të mitur në këmbim të parave.
Është arrestuar një burrë dhe një grua në Obiliq nën dyshimin se në këmbim të parave, para gjashtë muajsh kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre të cilët janë nën moshën 16 vjeçare.
Sipas raportit të policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen.
Ndërsa viktima femër kosovare të kthehet tek prindërit e saj dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.