Prangoset shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i ofroi ryshfet policisë për të mos e gjobitur në trafik

09:42 | 19 Tetor 2023
prangoset-shtetasi-i-maqedonise-se-veriut,-i-ofroi-ryshfet-policise-per-te-mos-e-gjobitur-ne-trafik

Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se dyshohet se u kishte ofruar ryshfet policisë së Kosovës.

Prangosja e tij u bë në fshatin Zajm të Klinës, mëngjesin e së mërkurës.

Sipas raportit të policisë, ai ryshfetin e kishte ofruar që të mos i shqiptohet gjobë në trafik.

I dyshuari është dërguar në mbajtje./Front Online

Komento: