Prekaj: Është obligim moral vizita e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

18:03 | 17 Shkurt 2024
prekaj:-eshte-obligim-moral-vizita-e-kompleksit-memorial-“adem-jashari”

Krerë të institucioneve të shumta të shtunën ishin prezent në kompleksin memorial “Adem Jashari” për të bërë homazhe me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Aty morën pjesë edhe përfaqësues nga partia Ballit Kombëtar, me ç’rast kryetari i partisë, Nikollë Prekaj u deklarua për media, duke thënë se është obligim moral vizita e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

“Sot në këtë ditë të madhe, nderojmë heronjtë e kombit me i tregu gjithë botës se shqiptarët janë të gatshëm me u fliju për lirinë dhe atdheun e vetë. Prandaj sot jem këtu, me kry një obligim moral dhe kombëtar pranë këtyre trupave këtu, që ne do ta vazhdojmë rrugën dhe idealin. Për të cilin ideal, këta u flijuan për të nderuar shtetin dhe duke ndërtuar një shtet të mirëfilltë”.

“Ne si parti politike, Balli Kombëtar është e përkushtuar ta vazhdojë rrugën drejt bashkimit kombëtar drejt realizimit të idealeve të këtyre që u flijuan në Prekaz dhe çdoku në trojet tona”, tha Prekaj.

 

Komento: