Prekëse: COVID-19 i merr jetën fëmijës 1-vjeç

22:15 | 24 Dhjetor 2021

Lajm i trishtë vjen për një familje nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut. Një fëmijë 1 vjeç ka humbur jetën nga Covid.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik bëhet fjalë për një fëmijë i cili ka qëndruar në shtëpinë e fëmijëve pa prindër në Manastir.

Paraprakisht ai ka qenë i shtruar për kurim në Klinikën e Fëmijëve si pasojë e komplikimeve nga sëmundje të tjera kronike.

Fëmija 1 vjeçar ka vuajtur nga Epilepsia, Hidrocefalusi, Malnutricioni, Kardiomiopatia. Pasi ka marrë test pozitiv me Kovid, fëmija disa ditë me radhë ka qëndruar në ventilim mekanik në repartin urgjent. Por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Komento: