Preket nga koronavirusi, ish-presidenti i Real Madridit në gjendje të rëndë

21:55 | 17 Mars 2020

Ish-presidenti i Real Madridit është prekur nga koronavirusi dhe është në gjendje të rëndë.

Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, është dërguar në spital ku po mbahet nën kujdes intensiv, pasi i është përkeqësuar gjendja pas infektimit me koronavirus.

Sipas gazetave spanjolle Marca dhe Ideal, Sanz është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spital me temperaturë të lartë si pasojë e Covid-19.

76-vjeçari është në mesin e personave më të rrezikuar nga Covid-19.

Sanz ka qenë president i Real Madridit nga viti 1995 deri më 2000, kohë gjatë të cilës i ka fituar dy trofe në Ligën e Kampionëve, kundër Juventusit dhe Valencias.

Komento: