Premierliga merr lajmin e madh, zero raste me koronavirus

22:20 | 30 Maj 2020

Zero raste me koronavirus në Premierligë

Premierliga ka marrë tjetër lajm të mrekullueshëm.

Pasi aprovimit të Qeverisë së Britanisë së Madhe se Premierliga mund të rifillojë gjatë qershorit, së fundmi vjen edhe një lajm i mirë për ligën angleze.

Rarpotimet e medieve britanike bëjnë të ditur se nga 1130 të testuar për Covid-19 në Premierligë, asnjë rezultat nuk erdhi pozitiv, transmeton lajmi.

Të testuarit ishin lojtarët, trajnerët dhe stafi i skuadrave.

Kështu, Premierliga merr edhe një dritë të gjelbër për të ndjekur planin për rifillimin e sezonit, për të cilin tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar nga Premierliga.

Komento: