Premierliga merr vendim për rifillimin e sezonit

17:46 | 03 Prill 2020

Ky është vendimi i Premierligës për rifillimin e sezonit.

Premierliga ka marrë një vendim tejet të rëndësishëm lidhur me rifillimin e sezonit.

Njësoj si të gjitha kampionatet në Evropë, edhe Premierliga është suspenduar, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid 19.

Sot, krerët e këtij kompeticioni kanë marrë një vendim të rëndësishëm mbi atë se si do të veprohet tutje.

Premierliga konfirmon se sezoni NUK rifillon në fillim të majit, dhe se 2019/20 do të rikthehet vetëm kur situata do të jetë e përshtatshme për një gjë të tillë, përcjell lajmi.

Rreziku është i madh që sezoni të suspendohet krejtësisht, nëse rrezikohet që sezoni i ardhshëm të ketë vonesa.

Komento: