
Nga Presidenca e Kosovës i janë përgjigjur ofendimeve që ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin ia bëri presidentes Vjosa Osmani.
Shefi i Stafit të presidentit, Blerim Vela, me anë të një postimi në Tëitter, e ka quajtur Vulinin “këlysh” të gruas së Millosheviqit, shkruan lajmi.
Tutje, Vela ka thënë se Vulin është zëdhënës i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në Serbi.
Siç është shprehur Vela, Vulin i shërben Vuçiqit ashtu siç i kishte shërbyer kriminelit Millosheviq gjatë luftës.
“Këlyshi i Mira Marković gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në Serbi. Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandar Vučić me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu si i shërbeu Millosheviçit. E neveritshme!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në një deklaratë të mëhershme, radikali Vulin e ofendoi rëndë dhe neveritshëm presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Sikur Osmani të kishte fytyrë, aq sa ka stomak, për rrenat që flet, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë’”, tha ai.