Presidenca ende s’ka njoftim për shpalljen e pavlefshme nga Kushtetuesja të ankesave për kryeprokuror

16:57 | 06 Korrik 2022

Zyra e Presidentit ende s’ka njoftim për shpalljen e pavlefshme nga Kushtetuesja të ankesave për kryeprokuror.

Gjykata Kushtetuese më 4 korrik i ka hedhur poshtë ankesat e dy kandidatëve të cilët kishin garuar për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Vendimin i Gjykatës Kushtetuese e kishte pritur edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Por, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentës tha për Klankosova se Presidenca nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar.

Kupina tha se Zyra e Presidentes do te analizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe pastaj në bazë të vlerësimit të të gjithë procesit do të vendosë lidhur me veprimet e radhës.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës deri më tani nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar, e as Vendimin e plotë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me rastet në fjalë. Pas pranimit të vendimit të plotë, Zyra e Presidentes do te analizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe pastaj në bazë të vlerësimit të të gjithë procesit do të vendosë lidhur me veprimet e radhës” – tha Kupina.

Komento: