Presidenca i reagon Petkoviqit pasi tentoi ta paraqes Vuçiqin si “ruajtës të paqes”

22:45 | 30 Maj 2022

Presidenca ka reaguar Petkoviqit.

Blerim Vela, Shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, i ka reaguar ashpër drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i cili tentoi ta paraqiste Vuçiqin si ruajtës të paqes.

Vela i ka replikuar Petkoviqit përmes një cicërime në Twitter, duke i përmendur të kaluarën e Vuçiqit, kur ai aspak nuk i shërbente paqes në rajon.

”Pjesa tjetër e rajonit nuk ka një kujtesë kaq të shkurtër si ju. Pra, na kurseni leksionet tuaja. Ne i kujtojmë shumë mirë ditët “radikale” të Vuçiqit kur ai i shërbeu “paqes” në rajon, gjë që i dha atij një vend në listën e zezë të BE-së në vitin 1999!

Ju nuk mund ta zbardhni të kaluarën e tij, edhe nëse jeni përpjekur”, ka shkruar Vela.

Komento: