Presidenti amerikan takohet me refugjatët ukrainas në Poloni

16:20 | 26 Mars 2022

Biden takohet me refugjatët ukrainas në Poloni.

Ka qenë një ditë e ngarkuar për Joe Biden, i cili është takuar me ministrat ukrainas dhe qeverinë polake si pjesë e vizitave të tij evropiane këtë javë.

Pasi mbaroi takimet e tij zyrtare, ai u ndal në stadiumin kombëtar të Polonisë për të takuar të zhvendosurit nga lufta në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden u takua gjithashtu edhe me kuzhinierin Jose Andrés dhe vullnetarë në Varshavë nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara.

Komento: