Presidenti Biden e uron Presidenten Osmani për ditën e pavarësisë

12:03 | 16 Shkurt 2024
presidenti-biden-e-uron-presidenten-osmani-per-diten-e-pavaresise

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16 vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R.Biden Jr.

Sipas njoftimit, Presidenti Biden ka konfirmuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues. /FrontOnline

 

Komento: