Presidenti i Real Madrid flet për Mbappen, e pranon këtë fakt!

09:30 | 25 Qershor 2021

“Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë”

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka folur rreth situatës së klubit të tij.

Presidenti i Madrilenëve Perez ka folur mbrëmë në një intervistë për ‘El Transitor’.

‘Bosi’ i ‘Los Blancos’ dha përgjigjie në lidhje me pyetje të shumta:

“Lamtumira e Ramos ishte ditë e keqe për mua, ai është si djali im, isha unë që e solla në Madrid. I kam treguar atij që oferta për rinovim kishte një afat të caktuar kohor por ai nuk deshi ta pranonte.”

“Shpresoj që Ramos të gjej një klub që mund t’i ofroj atë që ne nuk mundëm. Ashtu siç ndodhi me Cristianon.” , transmeton lajmi.

“A isha i befasuar me largimin e Zidane? Jo, pas atij sezoni të vështirë e prisja një vendim të tillë.”

“A do mund Zidane të jetë trajner i Real Madridit përsëri në të ardhmen? Sigurisht.”

“Jemi duke punuar me Ancelottin për sezonin e ri. Ai është i lumtur, edhe ne jemi gjithashtu.”

“Kemi ekip të mrekullueshëm. Një galaktik i ri? Madridi gjithmonë punon në këtë drejtim, por kemi një skuadër të madhe me talenta të mirë.”

“Kylian Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë, natyrisht. Unë e di se çfarë duan tifozët, por nuk dua të flas për lojtarët që nuk janë tanët, është mosrespekt, e njëjta gjë vlen edhe për Erling Haaland.”

“Marcelo do jetë kapiteni ynë i parë.”

Komento: