Presidenti i UEFA: Serie A do të përfundojë

18:02 | 06 Prill 2020

Koronavirusi ka prekur edhe kampionatet e mëdha të futbollit.

Presidenti i UEFA, Aleksandar Ceferin, është shprehur optimist sa i përket rifillimit të sezonit.

FIGC dhe Lega Serie A janë të vendosura të përfundojnë sezonin aktual, sipas qëndrimeve të zbuluara nga mbledhja e mbajtur sot.

Në të njëjtë linjë të mendimit qëndron edhe presidenti i UEFA, Aleksandar Ceferin, i cili beson se Italia do t’ia dalë të mbyll sezonin në fusha të blerta.

“Serie A do të përfundojë. Jam optimist edhe pse tani unë nuk mnud të premtoj ose të garantoj diçka”, ka thënë Ceferin, transmeton lajmi.

Në Serie A kanë vendosur sot që të reduktojnë pagat deri në 1/3, në secilën skuadër.

Sa i përket pjesës së rikthimit në fushën e blertë, çdo gjë mbetet në pikëpyetje, përveç dëshirës – ajo është aty.

Komento: