Presidenti Thaçi: Dikujt i pengoi marrëveshja e Uashingtonit në qershor, andaj u publikua akuza ndaj meje

21:31 | 24 Shtator 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar marrëveshjen e Uashingtonit.

Thaçi ka thënë se dikë e pengoi mundësia e arritjes së marrëveshjes në Uashington në muajin qershor. E sipas, tij andaj edhe iu publikua propozimaktakuza nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar.

“Një gjë është e vërtetë, dikë e ka penguar mundësia e arritjes së marrëveshjes në qershor në Uashington”, është shprehur Thaçi në Pressing.

Tutje, ai tha se nuk e dinte se do të ftohej nga Specialja.

“Nuk e dija se do të ftohesha nga Specialja. Prerja e rrugës për Uashington ka qenë befasuese. Ne iu kemi përgjigjur në formën më të mirë të mundshme”, ka thënë Thaci.

Gjithashtu, ai tha se këtë publikimin e propozimakuzës e mori nga mediat kur zbriti nga aeroplani.

“Unë në ato rrethana nuk do ta lejoja vetën të vazhdoja, sepse humbi kuptimi i mesazhit dhe tkaimit”.

“Unë mora vesh nga mediat kur zbrita nga aeroplani”, shtoi Thaçi.

Komento: