Presidenti Thaçi diskuton me Lajçakun për dialogun

14:11 | 02 Tetor 2020

Thaçi diskuton me Lajçakun për dialogun: Njohja reciproke është e vetmja mënyrë që sjell paqe në rajon.

Presidenti Hashim Thaçi ka folur sot me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Thaçi ka shkruar në Twitter se Kosova është e përkushtuar për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.

“Diskutim i mirë rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrugën e Kosovës drejt BE’së me Miroslav Lajçakun. Përsëris se Kosova është e përkushtuar për një dialog për njohje të ndërsjellë, si mënyra e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE”, ka shkruar Thaçi.

Komento: