Presidenti Thaçi: Vendimin për mandatarin e kam nënshkruar – pres që Kurti ta pranojë

12:12 | 18 Janar 2020

Partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur që të dërgojë emrin e kandidatit për kryeministër të presidenti.

Kjo pasi Vetëvendosje dhe LDK as pas tre muajsh negociatash nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Pavarëisht kësaj, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimin për mandatarin për kryeministër e ka nënshkruar dhe se shpreson që kryetari i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti ta pranojë atë.

Kështu ka thënë ai para gazetarëve duke shtuar se Kosova nuk do të mbetet e bllokuar edhe shumë gjatë. /ORAinfo/

Komento: