Presidentja Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

15:03 | 16 Prill 2024
presidentja-osmani-e-shpalle-te-merkuren-dite-zie-shteterore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore.

Në komunikatë pë medie, njoftohet se zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Komento: