Presidentja Osmani e zhgënjyer që në Planin Evropian nuk përfshihet njohja reciproke: Zgjidhja e vetme për paqe afatgjatë

12:09 | 11 Prill 2023

Osmani e zhgënjyer që në Planin Evropian nuk përfshihet njohja reciproke: Zgjidhja e vetme për paqe afatgjatë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për marrëveshjen e 18 Marsit në Ohër mes Kosovës e Serbisë.

Osmani shprehu zhgënjim që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje.

Presidentja e vendit tha se kjo është zgjidhja e vetme që mund të çojë në paqe dhe stabilitet afatgjatë.

“Ne jemi absolutisht të zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje, sepse kjo është zgjidhja e vetme që mund të çojë në paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Serbia duhet të arrijë në atë pikë ku ata të kuptojnë se realiteti i Kosovës si shtet i pavarur sovran është një realitet që do të ekzistojë përgjithmonë, ne nuk do të kthehemi, kjo nuk do të ndryshojë”, tha Osmani në një intervistë për “The Sun”.

Osmani shton se sa më shpejt dhe sa më shumë që partnerët tanë ta thonë këtë dhe t’ia bëjnë të qartë Serbisë, aq më mirë për Serbinë, aq më mirë për rajonin dhe sigurisht për marrëdhëniet mes dyja vendeve.

Komento: