Presidentja Osmani flet për takimin me Blinkenin gjatë funeralit të Albright: E falenderuam për kontributin

21:46 | 27 Prill 2022

Vjosa Osmani flet për takimin me Blinkenin gjatë funeralit të Albright: E falenderuam për kontributin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, janë takuar sot me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, gjatë ceremonisë së varrimit të ish-sekretares Madeleine Albright.

Fotografi nga ky takim, që duket se ka qenë i shkurtër, ka publikuar vetë Osmani, derisa ka zbuluar edhe se çka i thanë Blinkenit.

“Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. E falenderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish”, ka thënë Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të.

Komento: