Presidentja Osmani fton bizneset tajlandeze të investojnë në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidentja Osmani fton bizneset tajlandeze të investojnë në Kosovë

11:29 | 25 Qershor 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Tajlandë.

Ajo ka njoftuar se atje është mbajtur një tryezë e karakterit ekonomik ku është diskutuar për mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve.

Postimi i saj:

Në kuadër të vizitës në Tajlandë u mbajt tryeza e karakterit ekonomik e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës që ka 115,417 anëtarë dhe përfaqëson mijëra biznese.

Në prezencë të bizneseve e shoqatave nga Tajlanda, në mesin e të cilave disa nga kompanitë më të suksesshme aziatike në fushën e energjisë, ICT, tekstilit, arsimit e turizmit, diskutuam për mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve.

Gjatë vizitës, delegacionit iu bashkua edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, z.Arian Zeka, i cili bëri prezentimin për potencialin ekonomik të Kosovës para bizneseve tajlandeze. 🇽🇰🤝🇹🇭

Komento: