Presidentja Osmani: Kushdo që thotë se në Kosovë s’u krye gjenocid, le të shkojë në Poklek

17:33 | 17 Prill 2024
presidentja-osmani:-kushdo-qe-thote-se-ne-kosove-s’u-krye-gjenocid,-le-te-shkoje-ne-poklek

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një reagim mbi gjenocidin e forcave serbe ushtruar ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ajo ndërsa kujton gjashtëmuajshen Liri Muqollin e cila u ekzekutua bashkë me familjarë nga forcat serbe, thotë se kushdo që mendon se në Kosovë s’u krye gjenocd, le të shkojë në Poklek.

”Liri Muqolli ishte 6 muajshe kur së bashku me 53 anëtarë të familjes, kryesisht fëmijë e gra, u ekzekutuan, u dogjën njëherë, pastaj u dogjën sërish. Kushdo që thotë që në Kosovë nuk është kryer gjenocid, le të shkojë në Poklek”, ka shkruar Osmani.

Komento: