Presidentja Osmani: Liria jonë mbanë vulën e Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë

10:38 | 11 Prill 2023

Osmani: Liria jonë mbanë vulën e Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë.

Presidentja e Kosovëss, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Agim Ramadanin në 24 vjetorin e rënies së tij.

Ajo tha se Agim Ramadani ishte njeri i penës, brushës e pushkës.

“24-vjet më parë Agim Ramadani u përjetësua në hero, u bë lajmëtar i lirisë bashkë me luftëtarët e UÇK-së, vullneti dhe guximi i të cilëve theu kufirin ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Njeriu i penës, brushës e pushkës, është personifikim i lirisë, rrugës deri te ajo, por edhe lavdisë së përhershme. Liria jonë mbanë vulën e Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë, të cilët e përmbushën idealin e brezave, mbrojtën dinjitetin, kthyen shpresën dhe përcaktuan rrugëtimin e shtetit të Kosovës.

Përkulemi me respekt para heroizmit të Agimit me bashkëluftëtarë, do t`i kujtojmë përherë dhe do ta përmbushim çdo ditë testamentin e tyre për Republikën!”, ka thënë ajo.

Komento: