Presidentja Osmani në Tunizi për Samitin dy ditor të Frankofonisë

11:15 | 19 Nëntor 2022

Osmani në Tunizi për Samitin dy ditor të Frankofonisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Tunizisë ku edhe do të qëndrojë për dy ditë në kuadër të Samitit të Frankofonisë.

Osmani sot është mirëpritur nga presidenti i Tunizisë në hapje të punimeve të Samitit, ku do të diskutohet për vlerat e përbashkëta dhe diversitetin kulturor, gjuhësor dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Sot, në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteve anëtare, u mirëprita nga Presidenti i Tunizisë, të cilin e falënderova për mikpritjen. Gjatë dy ditëve, samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive e të drejtave njerëzore”, ka shkruar Osmani

Komento: